Festimet për kualifikimin e Francës në gjysmëfinalet e Kupës së Botës u kthyen në tragjedi. Një vajzë 17-vjeçare humbi jetën në veri të vendit pas fitores së "Gjelave" ndaj “Luanëve të Atlasit” në çerekfinale.
Sipas raportimit të “Le Parisien”, ngjarja ndodhi në qendër të Aulnoye-Aymeries, një qytet me rreth 10 mijë banorë. Adoleshentja po festonte së bashku me tifozët në pjesën e pasme të një kamioni që merrte pjesë në paradën festive, kur humbi ekuilibrin, ra në rrugë dhe u përplas për vdekje.
Drejtuesi i kamionit u arrestua menjëherë nga policia. Sipas burimeve pranë hetimit, ai dyshohet se ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit.
Autoritetet franceze kanë nisur hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, e cila ka tronditur opinionin publik dhe ka hedhur hije dyshimi mbi festimet për suksesin e kombëtares franceze.
Lini një Përgjigje