Politike16 Prill 2024, 21:47

Shkullaku: SPAK po vepron duke ruajtur ekuilibrat e pushtetit mes Ramës dhe Veliajt

Shkruar nga Pamfleti

Shkullaku: SPAK po vepron duke ruajtur ekuilibrat e pushtetit mes Ramës dhe

Analisti Armand Shkullaku, duke komentuar veprimtarinë e SPAK, ka deklaruar se kjo pritshmëri nuk vjen nga fakti se njerëzit kanë respekt te integriteti apo profesionalizmi, por vjen nga disfatizmi.

Shkullaku tha se ne gjithmonë presim një fuqi mbinatyrore që të vendosë rendin e gjerave.

Këta të SPAK janë njerëz që jetojnë këtu, kanë nevojë për ndonjë shtëpi, familjarët i kanë në punëra. Kush i ka këto? i ka qeveria. Unë nuk besoj se konsipiracionet, por SPAK ka vizatuar rrethin nga ku s’duhet të nxjerrë këmbën.

Ky është një pushtet që ka korruptuar deri në struktura të opozitës. SPAK do të veprojë duke ruajtur ekuilibrin e pushtetit. Nuk mund të anojë peshorja nga Veliaj apo Rama se ky është ekuilibër pushteti dhe Altin Dumani raporton për statistika.

Ne nuk e kemi pritur SPAK si llogaritar kooperative, por si strukturë që do të prekë zemrën e problemit”, tha Shkullaku në ‘A Krasta-Show’.

Ai tha se pushtetin e mbajnë në këmbë dy shtylla: zgjedhjet dhe korrupsioni.

SPAK nuk i prek dot këto dy shtylla. Ky SPAK që ka prova për zgjedhjet në Durrës, Dibër, ngjarjen e rëndë në Elbasan, nuk i prek këto, i mbyll, ndërsa Fredi Belerin e çojnë në burg pa asgjë.

Korrupsioni nuk janë shtëpitë e Arben Ahmetajt, apo paratë e babait të Alqi Bllakos, por ka një skemë, si janë bërë këto para. Si ka mundësi që SPAK nuk i ka parë këto, se në fund të fundit kemi një incinerator, kush e shpalli emergjencën mjedisore, ku kanë shkuar lekët, a u ndal hemorragjia financiare?”, tha Shkullaku.