TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Prill 2025, 22:37

Sondazhi/ Zgjedhjet e 11 majit, surpriza në Qarkun e Korçës. Si ndahen mandatet

Shkruar nga Pamfleti

Sondazhi/ Zgjedhjet e 11 majit, surpriza në Qarkun e Korçës. Si

PS do të fitonte në Qarkun e Korçës me 45.5% të votave dhe e përkthyer në mandate, socialistët do të merrnin mes 5 dhe 6 vende në Kuvendin e ardhshëm.

Me demokratët, diferenca në vota duket e afërt krahasuar me 2021.

Koalicioni PD-ASHM do të votohej nga 38% e zgjedhësve të Qarkut të Korçës dhe në Parlament e djathta do të kishte 4 ose 5 deputetë.

Për herë të parë, opozita mund të bëjë befasinë në këtë qark duke synuar rezultatin e barabartë me numër deputetësh 5-5, pasi Korçës i është hequr një mandat dhe i është shtuar Tiranës.

Koalicioni Nisma-Shqipëria Bëhet renditet forcë e tretë politike sipas sondazhit të News24 dhe Noto me 6% të votave, por nuk arrijnë të fitojnë mandat.

4.5% do të merrte partia Mundësia e Agron Shehajt, 3% PSD-ja e Tom Doshit dhe vetëm 1% koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës.

Sondazhi/ Zgjedhjet e 11 majit, surpriza në Qarkun e Korçës. Si

Lini një Përgjigje