
Pedagogu dhe politologu Ermal Hasimja ishte këtë mbrëmje në “Të Pashoq”, ku analizoi rezultatin e zgjedhjeve. Ai u ndal dhe te Tirana.
-Të analizojmë shkurtimisht rezultatin, trendin në disa qarqe kryesor, për shembull Tirana. Shumë dobët PD. Bindsëhm PS, partitë e vogla luftojnë për 1 mandat. Jashtë mbetet Meta edhe pse në qeli. Si e shihni Tiranën?
Gjëja pozitive është që në rastin e PD, Tabaku apo Alimehmeti, dy njerëz tërësisht të respektuar kanë arritur të marrin më shumë vota. Pra ka një shpresë. Është votë e merituar. Kam parë fushtën e Tabakut, shumë serioze, në stilin e saj klasik do të thotë që një pjesë e atyre që votojnë djathtas. Ose ka një kategori njerëzish që kanë këtë lloj pritshmërie.
-Mund të kenë marrë dhe nga elektorati gri.
Mundet po. Pra PD nuk është e gjithë se u shkon pas zgjedhjeve të verbra të Berishës. Nëse kandidat për kryeministër do ishte Alimehmeti apo Tabaku do kishim rezultat ndryshe. Nuk e di a do fitonin, por do ishte ndryshe.
-Po nga e majta?
E majta është me disiplinuar. Më kujtohet një sondazh i 2005 se shihte lidhjen mes partisë dhe votuesit. Ata që votonin një parti kishin lidhje në disa komponentë. Shihej që kishte lidhje mes partisë dhe votuesit në rastin e PS. Kur vijnë zgjedhjet ata që votojnë majtas e janë me PS, dalin votojnë. PD e ka më fluid. Ka dhe kapacitetin organizativ më pak të zhvilluar. PS e ka më besnik. Partia që kishte elektoratin më fluid ishte LSI.
Lini një Përgjigje