
Politologu dhe analisti Ermal Hasimja në podcastin ‘Të Pashoq’ ka komentuar procesin zgjedhor të 11 majit.
Hasimja renditi arsyet sepse Edi Rama u votua nga shqiptarët, edhe pse kishte 3 mandate që qeveriste.
Pse fitoi Edi Rama kaq thellë?
Po përgjigjia e parë është sepse këtë duan shqiptarët, është e thjeshtë, e kanë votuar, për ato arsyet që ai i ka ofruar, por është e qartë se s’ka të bëjë me premtimin e pasaportës shqiptare, sepse është e qartë nga të gjitha studimet, që kjo nuk është prioritet i shqiptarëve, që nga momenti që kemi liberalizimin e vizave.
Mendoj se Ramën e kanë votuar për arsyet e sistemit, prej të cilit përfitojnë një vend pune, një tender, një shërbim.
Mesa duket njerëzit nuk kanë gjetur një arsye madhore për të votuar për pjesën tjetër. Këtu kemi edhe përgjegjësinë e opozitës në tërësi.
Që kanë votuar për një qeverisje megjithë problemet që ka pasur deri tani, kjo është shqetësuese. Shqipëria nuk ka shpresa që të ndryshojë në të ardhmen. Mund të ndodhë që pas 5, 10 apo 15 vjetësh, vendi të ndryshojë. Por kur ke një qeverisje të keqe dhe nuk ndryshon, ky është problem.
A ka një faturë konsumimi sepse PS ka marrë pas 3 mandatesh më shumë vota?
Po prandaj jemi një vend atipik, kemi atë pjesën e standardit moral që duket se e kanë rreth 50% e votuesve. Ky është problemi, nuk është rast unik, ndoshta ka ndodhur edhe në ndonjë cep të Europës. Mund të ketë ndodhur në jug të Italisë në vitet ’50, për shkak të ndikimit të mafies. Ne jemi atipikë, një pjesë e elektoratit s’ka standarde morale fare. Kur sheh krim dhe korrupsion të paktën duhet të reagosh. Mund të prodhohet e njëjta situatë edhe më vonë. Kemi rastin e LSI që ka ndodhur, e cila pas skandalit të famshëm me ato lekët e përqindjet që ndaheshin në tavolinë, nga 4 deputetë që kishte më vonë mori 19 të tillë. Kemi një problem të madh, nëse duam ta konsiderojmë si problem.
Lini një Përgjigje