TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Korrik 2024, 19:50

Takimi i Dumanit me gazetarët “tërbon” Metën: Torollaku që jep intervista off record, nuk guxon t’i përmendë emrin Ramës

Shkruar nga Pamfleti

Takimi i Dumanit me gazetarët “tërbon” Metën:

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se është kthyer në ithtarin më fanatik të Fredi Belerit. Gjatë mbledhjes së Kryesisë të Partisë së Lirisë ai sulmoi Ramën për heqjen e mandatit të Belerit. Po ashtu nuk munguan as akuzat ndaj Dumanit, i cili sot në një takim me gazetarët foli sërish për Metën dhe si duket kreu i PL është trembur.

Nuk mund të rrija pa theksuar flagrancën ku është kapur narkoshteti i Edi Ramës dhe Ramaforma e tij dhe Dum Dumanëve të tij që ka të bëjë pikërisht me shpallen e pavlefshmërisë së mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerit, të cilin pasi e pengun të betohej duke e burgosur politikisht, pasi dekretuan rrufeshëm datën e zgjedhjeve në Himarë brenda 2 orëve, pa pritur afatin e apelimit, përkundrazi duke caktuar datën e zgjedhjeve, që tregon provën e radhës të kapjes totale të shtetit dhe drejtësisë nga narko shteti, Ramaforma dhe mafia ndërkombëtare që pastron para në vendin tonë. Institucionet e shtetit që nuk reagojnë me emergjencë në rastet e emergjencave kombëtare si në rastin e tërmetit tragjik që e paralajmëruam apo në rastin e COVID19“, tha Meta.

Gjuha thonë shkon ku dhemb dhëmbi. Dhe Meta sulmoi Dumanin pikërisht për takimin e tij me gazetarët.

Gjithçka e mirëpërcaktuar dhe e mirë koordinuar sipas regjisë së ekzekutuar personalisht nga sekretari gjeneral Engjëll Agaçi i cili është shefi i vërtetë i SPAK-ut dhe i këtij torollakut që jep intervista off record. Ishte pikërisht Agaçi edhe në rastin e Himarës urdhëroi, koordinoi çdo hap procedural në funksion të projektit personal të Edi Ramës, i cili pasi rrëmbeu dhe burgosi Belerin tani ka për objektiv të të gjithë Himarën. SPAK-u torollaku e ka qepur gojën dhe as nuk guxon t’ia thotë emrin kryeministrit, jo më ta thërrasë apo t’i vërë prangat, kur të gjitha faktet janë atje bashkë”, shtoi Meta.

Lini një Përgjigje