Politike 8 Maj 2023, 21:14

"Të nderuar teleshikues mirëmbrëma! Sot do të ekspozohem..."/ Rama i merr karrigen Ylli Rakipit! Gazetari: Erdha dhe e gjeta të ulur këtu...

Shkruar nga Pamfleti

"Të nderuar teleshikues mirëmbrëma! Sot do të

Edi Rama ka qenë i ftuar në "Të Paekspozuarit", emision që nisi ndryshe mbrëmjen e sotme, pasi kryeministri kishte zënë vendin e moderatorit dhe e hapi vetë emisionin.

Ylli Rakipi tha se e kishte gjetur kryeministrin të ulur në karrigen e tij kur kishte mbërritur në emision.

Rama lexoi hyrjen e skaletës, bëri disa batuta dhe më pas u spostua drejt karriges së të ftuarit.

Edi Rama: Të nderuar teleshikues mirëmbrëma! Si njeriu më i ekspozuar u ftova te “Të Paekspozuarit” dhe mu rezervua një karrige e keqekspozuar. Pas një debati jodemokratik me autorin e emisionit, zura karrigen që më takon, thjesht për të thënë që unë mund ta marr edhe këtë karrige, por jo për të qëndruar këtu. Kështu që, duke ju falenderuar për faktin që jemi përballë ekranit dhe duke ju siguruar që të ekspozohem, edhe pse më shikoni në televizion çdo ditë, mbase nuk ju kanë rënë në vesh, ose mbase unë nuk ka dashur t’i them disa gjëra, por Ylli Rakipi është këtu bashkë me dy kolegë të Yllit, jo të mitë që të mi nxjerrin. Faleminderit dhe për publicitet po ju kaloj Ylli Rakipin.

Ylli Rakipi: Unë kur erdha e gjeta të ulur te vendi im. Me të qeshur dhe të ngjeshur është kjo punë...

Edi Rama: Ai vend i takon të ftuarit.

rama rakipi