Politike 8 Maj 2023, 20:08

Durrësi, beteja finale e Ramës, të premten mbyll fushatën në 2 qytete; Berisha e Alibeaj në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Durrësi, beteja finale e Ramës, të premten mbyll fushatën

Kjo javë shënon fundin e fushatës elektorale, pasi të dielën qytetarët do të votojnë për drejtuesit e tyre në bashki. Sipas Kodit Zgjedhor, të shtunën është heshtje zgjedhore dhe e premtja shënon fundin e fushatës. Për këtë arsye, forcat garuese janë kujdesur që në këtë ditë të bëjnë dhe mbylljen e takimeve elektorale.

Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj do e mbyllin fushatën në Tiranë. Berisha do të mbajë një aktivitet në mbrëmje tek sheshi “Nënë Tereza”, ndërkohë për Alibeajn nuk ka detaje mbi vendin.

Sa i takon Partisë Socialiste, Rama do të mbyllë fushatën në Tiranë dhe në Durrës. Qyteti bregdetar do të shenjojë një garë të fortë më 14 maj, pasi Igli Cara shihet favorit dhe Rama duket se do të angazhohet personalisht me shpresën se do i japë fitoren Emiriana Sakos. Pasi të mbyllë fushatën atje, ai do të vijë në Tiranë dhe pritet që fushata të mbyllet në sheshin “Skanderbej”.

fushata berisha rama alibeaj