TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Maj 2025, 14:48

Tensione te Parku Olimpik për votat, Ulsi Manja përplaset me Gjin Gjonin: Të kam fal njëherë (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Tensione te Parku Olimpik për votat, Ulsi Manja përplaset me Gjin
Përplasja verbale mes Ulsi Manjës dhe Gjin Gjonit

Momente tensioni janë regjistruar në ambientet e Parkut Olimpik aty ku prej mëngjesit të sotëm ka nisur numërimi i votave të shqiptarëve që jetojnë e punojnë në Greqi.

Nuk dihen arsyet e tensioneve, por bëhet fjalë për një debat verbal mes dy përfaqësuesve politikë që vijnë nga radhët e sistemit të drejtësisë, Ulsi Manjës nga PS-ja dhe Gjin Gjonit nga radhët e PD-së.

Manja dëgjohet duke iu drejtuar Gjonit me fjalët: "Të kam falur një herë"

Rinumërimi i një kutie të votave të diasporës për Qarkun e Lezhës u  shoqërua me tensione në ambientet e Parkut Olimpik edhe kur kreu i KQZ, Ilirian Celibashi po zhvillonte një komunikm me mediat.

ShKak i rinumërimit ishte pretendimi i Partisë Demokratike për tre vota.Sipas demokratëve, votat nuk ishin reflektuar në procesverbalin e kutisë. 

ulsi manja përplaset me gjin gjonin

Lini një Përgjigje