
Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi, në konferencën për mediat nga Parku Olimpik ku po numërohen votat e Diasporës tha se vetëm 9 kuti me zarfe nga jashtë vendit janë të parregullta. Celibashi shtoi se 7 të tilla u shpallën të pavlefshme që në momentin e dorëzimit, ndërsa 2 të tjerat u kontestuan nga KZAZ pas marrjes së kutive në dorëzim.
Ai u shpreh se nga numërimi i votave në rang vendi, kanë rezultuar 109 fletë votimi më shumë se numri qytetarëve që kanë votuar.
Celibashi tha gjithashtu se procesi i numërimit të votave nga Greqia pritet të përfundojë sot, ndërsa më pas do të nisë numërimi i votave për kandidatët.
"Janë 1 462 352 fletë votimi të gjetura në kuti, janë 1 462 461 numërimi votuesve të shënuar në proces verbale që komisionerët e qendrave të votimin kanë përpiluar, ka një diferencë me 109 fletë mes tyre. Mes numrit të zgjedhësve dhe numrit të fletëve të votimit. Jemi duke bërë verifikimet se ku është gabimi në të gjithë territorin. Është i atyre që kanë mbyllur procesverbalin apo të atyre të numëruesit kur kanë hedhur të dhënat.
Nga 1 462 352 fletë votimit të gjendura në kuti, 1 460 833 janë vota vë vlefshme dhe 55 519 janë të pavlefshme. Janë vetëm 9 kuti të parregullta që ka rezultuar nga procesi i vlerësimit, 7 të tilla janë shpallur që në momentin e dorëzimit, ndërsa 2 janë kontestuar të tilla, nga KZAZ pasi marrjes së kutive në dorëzim. Nga votat e diasporës, deri tani 159 921 vota të vlefshme, ndërsa 1666 vota të pavlefshme deri më tani. Jemi në shqyrtimin e zarfeve të ardhura nga Greqia, besoj do të përfundoj sot dhe më pas do ketë numërimin e votave për kandidatët", tha Celibashi.
Lini një Përgjigje