Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka zbuluar detaje sa i takon protestës së thirrur nga opozita më datë 10 shkurt. Në një intervistë për emisonin “Të Pashoq” në kanalin në Youtube të “Pamfletit”, Boçi tha se skenari kryesor nuk bazohet në një veprim të vetëm drastik, por në një strategji afatgjatë protestash të vazhdueshme dhe me frekuencë gjithnjë e më të shtuar.
Sipas tij, qëllimi është rritja graduale e presionit popullor ndaj qeverisë, duke theksuar se pjesëmarrja në tubime ka ardhur në rritje.
I pyetur në lidhje me mundësinë e një rikthimi të “çadrës së lirisë”, si ajo e vitit 2017, përfaqësuesi opozitar hezitoi të konfirmojë një plan të tillë.
Pjesë nga intervista në studio:
-Më 10 shkurt keni protestën e radhës kombëtare. Flitet për disa skenarë, për shembull një lloj çadre si dikur në shesh përpara kryeministrisë. Keni një skenar konkret apo edhe ju jeni me retorikën e përditshme që të gjithë skenarët janë në tryezë, se në çdo protestë kështu thuhet, po pastaj dy orë aty marshim dhe pastaj në shtëpi.
Luçiano Boçi: Jo nuk e, nuk e konfirmoj, s'ka asnjë, jo retorika pse. Jo ka një gjë domethënë, te ky skenari. Ka një ndryshim datë, historik dhe forcë politike, PD-ja nuk ka treguar ndonjëherë si do jetë skenari ditën dhe askush nuk e tregon, vetëm një herë është treguar skenari. 21 janar është treguar skenari. Ka dalë Rama dhe ka thënë, do ketë viktima. Vetëm atëherë është treguar skenari. Apo jo? Sepse është e vërtetë. Pra ne s'kemi...
- Çështje tjetër, mos i hyjmë asaj se...
Luçiano Boçi: Jo po s'është, po nuk po i hyjmë se s'po e diskutojmë, po flasim në aspektin e skenarit. Pra, forcat politike nuk kanë skenar, vetëm PS-ja e kishte skenar atëherë.
-Jo po pse flisni çdo ditë ju për disa skenarë në tryezë, ndërkohë që nuk bëni asgjë kur shkoni atje? Asgjë. Copy-paste është. Çfarë keni bërë? Dy orë aty, mbani disa fjalime, hidhni disa tymuese, gaz lotsjellës kur ju përgjigjen dhe në shtëpi.
Luçiano Boçi: Ka një gjë, mund të lexojmë, mund të lexojmë të dy të njëjtin, sa vite ka që bëhet e njëjta protestë? Ka një gjë, mund të lexojmë të dy të njëjtin roman, ty mund të duket copy-paste i një romani tjetër, mua më duket i ri. Pra mirë tani... Dhe ka një gjë, sepse e thashë, çdo gjë është perceptim dhe interpretim, në këtë rastin konkret. Po fakti nuk ka këndvështrime. Tani e para e punës aty nuk jemi për të sjellë kuriozitetin e së resë. Megjithëse duhen gjëra të reja. Po s'jemi për këtë qëllim, jemi... Jemi po, jemi si qëllim për ta... Jemi si qëllim për të arritur qëllimin tonë. Kur e drejta është e drejtë mund të triumfojë dhe për pesë sekonda.
-Mirë për të rrëzuar Ramën, këtë thoni nesër. Me duar nuk rrëzohet Rama? Jam shumë dakord. Po a mendoni që e realizoni me këtë lloj skenari, dy orë dhe në shtëpi? A rrëzohet Rama me këtë?
Luçiano Boçi: Po sepse aq do të triumfojë për pesë... në momentin që duket më i fortë ai. Dhe një herë. Skenari jonë... Skenari jonë, se e ke pasur qejf e Diona fjalën skenar. Jo jo po ta them unë kush është, po ta them unë. Protesta të qëndrueshme, frekuencë e shtuar. Skenari gjeneral që... A i keni numëruar sa keni bërë të tilla për sa vite me radhë? Dhe Rama është po në pushtet? Nuk jemi te vitet me radhë, jemi tek rritja e frekuencës. Po mirë se një ditë do ikë ai, kjo është pak po e sigurt. Tani ka një gjë... Çështja është kur? Mua më pëlqen shumë dialogu por më pëlqejnë më shumë intervistat. Dhe në intervistë unë dua kohën e intervistës. Dhe jo, po domethënë... Kjo duket, jo, po është e palogjikshme. Duket sikur gënjejmë edhe ata që... Po mirë unë e di këtë interaktivitetin. Çështja është të dëgjohet dhe përgjigjja ime. Sepse ti ke stilin tënd lakonik, unë e kam stilin më të gjatë, më argumentues. Dhe po them që ne jemi duke ndjekur pikërisht këtë protestën e qëndrueshme dhe në frekuencë të shtuar. 24-a me 22-shin është diferencë shumë e madhe. Në raport me 22-shin dhe 10-ën. Mbas 10-ës do ketë dhe një tjetër shumë afër dhe më afër derisa të dalim në një protestë që vërtetë, jemi të bindur që do vazhdojë me qëndrueshmëri shumë të madhe. Pse jo në një mundësi të përbashkimit të gjithë forcave politike. Sepse... Opsionet janë të shumta, për shembull ngritja e një çadre, këto, janë variante apo? Tani nuk, akoma, se ajo çadra, se ne po thamë çadër, menjëherë ju do kërceni në kuptimin pozitiv të fjalës, në ligjërim do kërceni, do na kujtohet 2017-a. Do thoni vetëm çadër keni bërë një herë. Se ju ju kujtohet vetëm PD-ja, se çadër ka bërë dhe Rama për shembull, çadra ose shuma, atje nuk ju shkon se ne vuajmë nga amnezia si, si shoqëri dhe... Çadra nuk, duhet t'ju ta shfrytëzoni po çadra ju solli gjithë atë sukses po të kishit ditur ta shfrytëzonit. Cili sukses? 17 maji? Jo po e bëtë ju ashtu sepse po ta kishit bërë ndryshe do ja mernit frutat ndryshe. Sukses, sukses ishte qëndresa e demokratëve, pati sukses. Ky është suksesi, që njerëzit treguan që kanë rezistencë, që njerëzit kur marrin iniciativa të karakterit politik, janë të gatshëm të sakrifikojnë dhe njerëzit, anëtarët e PD-së kanë sakrifikuar, unë kam qenë pjesë e atij aksioni dhe pastaj si u keqpërdor.
flliqesirat sllavo-komuniste
Hall I madh e gjeti Shqiperine me keta sharlatane qe bejne gjithnje te njejten gje dhe kerkojne te kene rezultate te ndryshme. Eshte keq kur te mbushet mendja se je I pazvendesueshem.