TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Qershor 2026, 21:45

Turfullon Rama/ Pas fyerjeve dhe sharjeve nga Elbasani, zihet me komentuesit në Facebook: Mbetje të gojës suaj

Shkruar nga Pamfleti
Turfullon Rama/ Pas fyerjeve dhe sharjeve nga Elbasani, zihet me komentuesit
Edi Rama

Pas sharjeve dhe fyerjeve në Elbasan, kryeministri Edi Rama ka vijuar përplasjen edhe në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur me tone të ashpra komentuesve dhe kundërshtarëve të projektit në Zvërnec.

Në një reagim në Facebook, Rama ironizoi protestuesit dhe figurat publike që i janë bashkuar kauzës kundër investimit, duke i akuzuar se po përhapin skenarë të pavërtetë për shkatërrimin e mjedisit dhe zonave të mbrojtura.

Kryeministri shkroi se protestuesit po luftojnë kundër “projekteve imagjinare”, “tradhtarëve imagjinarë” dhe po përpiqen të shpëtojnë “flamingot nga vdekja imagjinare”, ndërsa kritikoi ashpër gjuhën e përdorur nga komentuesit ndaj mbështetësve të Partisë Socialiste.

“Mbetje të gojës suaj”, ishte një nga shprehjet e përdorura nga Rama në reagimin e tij, teksa publikoi edhe komente fyese që sipas tij ishin drejtuar socialistëve gjatë aktivitetit të zhvilluar në Elbasan.

Në fund të mesazhit, kreu i qeverisë rithkesoi se projektet në Zvërnec dhe Sazan nuk do të ndalen, duke i cilësuar ato si investime strategjike që do të shndërrohen në motorë të rinj të zhvillimit ekonomik dhe turistik të vendit.

“Pra kur mblidheni ju me Rrethin Katror, e me blogerë e influencera që vijnë në bulevard për të marrë follouersa e llajke mbi tribunë, e me lloj-lloj qorrallapajsh rrotull dhe luftoni me tradhëtarë imagjinarë, kundër projektesh imagjinare, për të mbrojtur natyrën nga shkatërrimi imagjinar e për të shpëtuar flamingot nga vdekja imagjinare, kjo është ‘Shqipëria e Re’, ‘Shqipëria e Shqiptarëve’, ‘Shqipëria që nuk shitet’...

Këto bashkëngjitur janë vetëm disa prej mbetjeve të gojës suaj, në adresë të socialistëve të Elbasanit sot, të cilat po ia bashkëngjis këtij shënimi për të gjithë ata që kujtojnë gabimisht se ka mbetur më ambientalizëm në atë protestë të stisur me ndjenjat e shumëkujt, duke i siguruar të tërë njerëzit e mirë e të shqetësuar pa dallim, se projektet e Zvërnecit dhe Sazanit nuk do të ndalen kurrësesi, po do të bëhen shembëlltyra krenarie kombëtare, motorë të rinj të një ekonomie të denjë për një vend të Bashkimit Europian, pasqyra shembullore të zhvillimit të qëndrueshëm dhe destinacione që do t’i shohë me admirim mbarë bota”, shkruan Rama.

3 Komente

  1. e
    erh

    ti qelsbesire dhe patronazhistet perfitues mbi kockat tona qe i shtrohen pudnes gjithe dites..Ytttt fare e keqe

    1. M
      Mbyll kall mutat o qen i zi,

      Edhe m*ti vlen me shume se ty se esht mbetje organike per token dhe nuk te ben keq.ti je nje vrases kriminel i zi,nje katran,nje kancer bashk me kall mutat qe ke hapur.ju as ferri sdo ju pranoj , ti i ke duart me gjakun tim,te nenes time dhe te babit tim dhe kushedi te sa njerzve te tjer te pafajshem,mbylli kall kakat mor qen i zi dhe porositi mos merren me me punetoret qe len punen ,se jan fut ne mallkim te madh

      1. S
        Shqiperia e Re

        Lepurushe ke dal ne fis me ofendime! Sa bukur u sperdrodhe ne El pershtatesh bravo GQ

        Lini një Përgjigje