
Fitorja e zgjedhjeve lokale nga opozita turke, duket se ka ringjallur shpresën e Berishës për t’u rikthyer në pushtet.
Me anë të një reagimi në rrjetin e tij social “Facebook”, Berisha habiti duke thënë se me këtë humbje, Erdogan pagoi për qëndrimet e tij autoritare dhe për miqësinë me Ramën.
Sipas ish-kryeministrit, humbja e Erdogan në Bursa, një qytet me shumë shqiptarë, erdhi si shkak i miqësisë që ai zhvilloi me kryeministrin Rama, teksa nuk la pa e akuzuar këtë të fundit se e ka kthyer vendin në një narkoshtet.
“Turqia po ndryshon! Opozita fiton zgjedhjet. Të dashur miq, Opozita turke e udhëhequr nga Partia Republikane Popullore fitoi zgjedhjet lokale në Turqi.
Presidenti Erdogan ka pranuar humbjen dhe vlerëson fitoren e opozitës si pikë kthese në historinë e Turqisë. Qëndrime autoritare, afinitet i tepruar me Rusinë, braktisja e trashëgimisë kemaliste dhe ndërhyrjet e tij dhe shtetit në çështjet e fesë, u ndëshkuan nga zgjedhësit turq në këto zgjedhje.
Shtoj këtu gjithashtu se humbja në Stamboll dhe Bursë, qytete me prezencë të fuqishme shqiptare, dëshmon se Erdogan pagoi gjithashtu mbështetjen obskure dhe aprincipiale personale që ai i ka dhëne këto vite Edi Ramës, këtij armiku të vërtetë të kombit shqiptar, i cili me narokshtetin që ndërtoi, largoi nga Shqipëria 1/3 e shqiptarëve.
Me këtë rast Partia Demokratike uron përzemërsisht fitoren e opozitës turke në këto zgjedhje dhe mbetet e hapur të bashkëpunoj me udhëheqjen opozitare në interesin më të mirë për një të ardhme në paqe e demokraci të dy popujve dhe dy vendeve tona”, shkruan Berisha.
Lini një Përgjigje