Zakoni i kryeministrit Edi Rama është përsëritur edhe në Romë, teksa vëmendja e takimit është te Ukraina për rindërtimin nga lufta.

Në Romë po mbahet Konferenca vjetore e Rimëkëmbjes së Ukrainës, me presidentin Volodymyr Zelensky i pranishëm midis udhëheqësve botërorë që marrin pjesë.
Ky është një nga forumet në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës, me pjesëmarrjen e liderëve botërorë, përfaqësuesve të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës.
Në këtë forum ka shkuar edhe kryeministri Edi Rama që është pritur nga homologia e tij, Giorgia Meloni.

Në fotot e publikuara nga Getty Images, kryeministri i Shqipërisë shihet duke iu gjunjëzuar sërish kryeministres së Italisë, Giorgia Meloni pas mbërritjes së tij për të marrë pjesë në Konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës 2025 (URC2025) në Qendrën e Konventave në Romë më 10 korrik 2025.

Takimi i liderëve ndërkombëtarë synon mobilizimin e mbështetjes duke përfshirë investimet private për rindërtimin e Ukrainës, edhe pse Rusia rrit sulmet e saj.

Gjithashtu midis zyrtarëve të nivelit të lartë në eventin dy-ditor janë Donald Tusk, kryeministri polak, Friedrich Merz, kancelari gjerman dhe Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian si dhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis.
Kjo është konferenca e katërt për rindërtim e Ukrainës, që nga fillimi i luftës në vitin 2002. Zyrtarët do të diskutojnë se si të bëhet rimëkëmbja dhe rindërtimi afatgjatë i Ukrainës.
Më shumë se 90 vende dhe 80 krerë shtetesh dhe qeverish do të jenë të pranishëm në këtë forum, shkruajnë mediat italiane./ Pamfleti
Lini një Përgjigje