TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shkurt 2026, 13:42

Video e foto të turpshme/ Berisha: Po u publikuan pamjet, Rama s'del nga shtëpia

Shkruar nga Pamfleti
Video e foto të turpshme/ Berisha: Po u publikuan pamjet, Rama s'del
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri akuza të forta publike, duke deklaruar se Ergys Agasi ka pasur në dispozicion një zyrë ku, sipas tij, janë kryer orgjira.

Berisha deklaroi se ekzistojnë materiale filmike dhe fotografike që implikojnë figura të larta, përfshirë edhe kryeministrin Edi Rama. 

Ai tha se nëse këto video dhe foto do të publikoheshin, Rama nuk do të dilte më nga shtëpia. Mes të tjerash ai shtoi se kjo zyrë është frekuentuar rregullisht nga gjyqtarë, prokurorë, policë, ministra dhe zyrtarë të lartë.

“Degradimi ishte në shkallë ekstreme. Janë një kamion me video dhe fotografi, nga më të turpshmet. Që janë të implikuar nga Rama dhe të tjerë poshtë. Ajo zyrë është frekuentuar rregullisht nga gjykatës, prokurorë, policë, ministra dhe zyrtarë. Ajo zyrë do të mbetet turpi më i madh. Po të publikohen ato Edi Rama nuk del më nga shtëpia.”, tha Berisha.

 

 

 

 

 

video e foto të turpshme berisha publikim rama sdel nga shtepia

Lini një Përgjigje