Prej dy ditësh, Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan ndodhet në Shqipëri dhe axhenda e saj ka qenë e ngarkuar me aktivitete dhe takime, fokusuar kryesisht te projektet strategjike në Vlorë.
Vajza e Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump, Ivanka Trump ka publikuar sërish foto nga bregdeti i Vlorës.
Ivanka ka publikuar një “Instastory” nga bregdeti, ndërsa krahas saj shkruan: “Shqipëria është magjike!”

Kujtojmë se prej dy ditësh, Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan ndodhet në Shqipëri dhe axhenda e saj ka qenë e ngarkuar me aktivitete dhe takime, fokusuar kryesisht te projektet strategjike në Vlorë.
Vajza e presidentit amerikan ka qenë gjatë gjithë kohës e shoqëruar nga grupe të ndryshme arkitektësh.
Mbrëmjen e kaluar ajo vizitoi edhe kryeministrin Edi Rama në Kryeministri, ndërsa këtë të premte ajo pritet të largohet nga Shqipëria. Të mërkurën, Ivanka Trump zhvilloi takime me studio arkitekturore, si vendase ashtu edhe të huaja, ndërkohë që vizitoi edhe zonën e Zvërnecit.
Qëllimi i vizitës së vajzës së kreut të Shtëpisë së Bardhë në Vlorë ka lidhje me projektet e investimeve në ishujt e Sazanit dhe Zvërnecit. Bashkëshorti i saj, Jared Kushner, u bë investitor strategjik vitin e kaluar, pasi prezantoi një projekt turistik në ishullin e Sazanit, që përfshin një sipërfaqe prej 562 hektarësh.
Investimi parashikohet të arrijë vlerën e 1.4 miliardë eurove dhe përfshin ndërtimin e një marine turistike, hotele dhe rezidenca luksoze, zona gastronomike dhe hapësira rekreative me shërbime të dedikuara për vizitorët.
Nëse Meta do të ishte president, Ivanka do të merrte një "medalje shtetërore" për promovimin (marketingu) e Shqipërisë. Meqenëse Rama nuk i jep asaj asnjë shpërblim, edhe kjo duhet të ketë një kuptim. Kjo do të thotë që Ivanka është në ekipin për të mbledhur më shumë fonde nga Arabia. Gjë e mirë: Paratë nga nafta e Gjirit po rrjedhin në vendin tonë. Punë dhe shpresa!
Per le shkojne parate ju po na e beni Muajin Janar sikur te jete Gushte,shkojne per publikun apo per Ivanken se akoma nuk ka nje informacion publik.