
Votat e diasporës për zgjedhjet e 11 majit po ndikojnë jo në ndarjen e mandateve të deputetëve mes forcave politike, por në renditjen e kandidatëve në listat e hapura. Pra votat e shqiptarëve jashtë vendit po rezultojnë domethënëse sa i takon renditjes së kandidatëve brenda të njëjtit subjekt.
Qarku i parë që ka mbyllur numërimin e votave të Diasporës si për subjektet ashtu edhe ato preferenciale është Kukësi.
Bazuar në rezultate, ndryshimi i vetëm që ka ndodhur në këtë qark është marrja e mandatit nga Isuf Çela, i cili me votat brenda vendit, nuk arrinte të hynte në Kuvendin e ri, pasi më i votuari ishte Shkëlqim Shehu. Ky i fundit humbi në renditje, pasi për Isuf Çelën kishin votuar rreth 60 shqiptarë të diasporës më shumë, duke i marrë vendin Shehut.
Për pjesën tjetër, votat e Diasporës në Kukës duket se do të shërbejnë vetëm për statistika, pasi PD-ASHM me votat brenda vendit kishte marrë 2 nga 3 mandatet në këtë qark.

Lini një Përgjigje