TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 19:01

Votat e diasporës, Topalli: Rezultate si në kohën e diktaturës, 90% e një kutie për PS-në

Shkruar nga Pamfleti

Votat e diasporës, Topalli: Rezultate si në kohën e

Jozefina Topalli, drejtuese politike e PD-së për diasporën, duke komentuar numërimin e votave të ardhura me postë, tha se rezultatet po dalin si në kohën e diktaturës.

“U numërua qendra e parë e Beratit dhe doli mbi 90 për qind për PS. U numërua edhe qendra tjetër, kutia tjetër e Beratit dhe doli po në ato shifra. Nga këtu unë nuk kamë çfarë të them diçka tjetër sepse Enver Hoxha do ja kishte lakmi.

Po them që është 90 për qind e më shumë për PS. Nuk ekziston asnjë forcë tjetër politike përveç Partisë Socialiste. Ky është standardi i këtyre zgjedhjeve për dy kutitë e para të Beratit. Që i kam parë unë”, tha Topalli në një intervistë për Syri Tv.

Sipas saj, rezultati i kutive të Beratit ishte rezultati që nxirrej në periudhën e diktaturës.

“Edhe në atë kohë kishte njerëz me kurajo që nuk votonin, kështu që nuk u dilte 100 për qind. Dhe ky është rezultati i sotëm në kutinë e parë dhe në kutinë e dytë të Beratit.

Kjo në fakt është një thirrje e fortë për të tronditur këdo që jeton në Shqipëri apo jashtë Shqipërisë. Nuk kam koment tjetër”, tha ajo.

Lini një Përgjigje