TAGS-AT E JAVËS

Politike14 Maj 2025, 13:10

Votat preferenciale, Braçe paralajmëron numëruesit: Lexojini drejt, mos i trafikoni

Shkruar nga Pamfleti

Votat preferenciale, Braçe paralajmëron numëruesit: Lexojini

Erion Braçe, i cili garon në listat e hapura të PS-së në Qarkun e Tiranës, ka paralajmëruar numëruesit se nuk duhet të bëhen pjesë e shkeljes së ligjit në këto zgjedhje.

Thirrja e Braçes ka të bëjë me leximit drejt të votave preferenciale dhe këtë këtë kuadër paralajmërin numëruesit se do të përballen me drejtësinë, nëse shkelin ligjin.

Reagimi i Erion Braçes, i cili deri më tani rezulton se ka siguruar mandatin e deputetit nga votat preferenciale, vjen në një kohë kur temperaturat e garës brenda llojit janë rritur ndjeshëm, për shkak se janë disa deputetë në rradhët e socialistëve, që pretendojnë të marrin mandat, për shkak të numrit të përafërt të votave preferenciale.

Postimi i Braçes:

TIRANA/5 sa

Shumë faleminderit dhe një lutje të përsëritur;

Shumë faleminderit për urimet e që më shihni deputet, por nuk ka mbaruar gjë akoma!

Duhet numëruar çdo votë deri në fund;

Bëni durim!

Jo për të qenë unë fitues por që të marrë kuptim vota e popullit; siç mori kuptim çdo votë për Partinë/Partitë, ashtu duhet të marrë kuptim vota e popullit edhe për kandidatët; është jetike kjo për të çuar në Kuvenda ta që populli ka votuar!

Lutja ime është e përsëritur e i drejtohet numëruesve;

Bëni kujdes, lexoni drejt -siç është xhanëm, ço votë të popullit për kandidatët;

Mos u bëni pjesë e proceseve në fund të të cilëve mund të përballeni me ligjin;

Secili nga ne ka patur njerëzit e tij gjatë numerimit të votës së partisë-ka mbajtur shënim votat e kandidatëve, secili nga ne e ka kollaj të ndjekë tani numërimin online, secili nga ne e ka të drejtën e mundësinë të tërheqë për çdo kuti, CD-nëku është regjistruar çdo votë gjatë numërimit;

Pra është e kotë!

Mos u bëni pjesë e shkeljes së ligjit duke i marrë votë njërit e dhënë tjetrit, marrë tjetrit dhe dikujt tjetër në listë;

Moooos!

Unë nuk i prek votë kërkujt, por nuk do fal kërkënd që e bën këtë në dëm jo thjesht timit, por të një procesi shembullor që duhet të ketë integritet deri në fund nga Kamza te Njësia 5 ku jam unë!

Lini një Përgjigje