
Në Qarkun e Beratit, Partia Socialiste ka siguruar 5 mandate, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Sali Berisha mbetet vetëm me 2 mandate.
PS fut në Kuvend 2 deputetë nga lista e mbyllur, Ervin Demo dhe Enriketa Jaho, ndërsa nga votat preferenciale sigurojnë mandate Hysen Buzali me 8153 vota, Fadil Nasufi me 6241 vota si dhe Hatixhe Konomi, e cila përfiton mandatin falë kuotës gjinore, me 3366 vota.
Nga ana tjetër, PD-ASHM merr në Berat vetëm dy deputetë nga lista e sigurt, Eno Bozdo dhe Zija Ismaili, duke mos arritur të sigurojë asnjë mandat përmes votës preferenciale.
Lini një Përgjigje