TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Mars 2024, 11:51

Zarf i Zi/ Rama prek me dorë gazetaren se nuk i pëlqeu pyetja

Shkruar nga Pamfleti

Zarf i Zi/ Rama prek me dorë gazetaren se nuk i pëlqeu pyetja

Meqë jemi në këtë tollovinë e shfaqjeve reality, në këto kushte Baba e meriton një ‘Zarf të Zi nga produksioni’, po si t’ia bëjmë që Baba është vetë “Vëllai i Madh” e vetë banor?!

Naltgjatësia e tij, Edi Rama dora vetë, nuk duroi dot pyetjet e gazetarëve lidhur me “dallaveren mbi ishullin e Sazanit”, ku i vetmi që përfiton është ai dhe të dashurit e tij kudo ndodhen, si me qenë në “mall të vet”.

Rama nuk e duroi pyetjen kur gazetarja Ambrozia Meta po kërkonte llogari se përse paratë e taksapaguesve shqiptarë shkojnë për portin e ri, ndërsa në portin aktual të Durrësit po shiten në ajër apartamentet e një investitori privat:

Ambrozia Meta: Në portin e Durrësit nuk ka investim, po shiten pallatet në gropë….

Rama: Shko shifi- dhe ndërkohë e prek me dorë në faqe, duke e shtyrë, gjest që mori reagimin e gazetares: “Jo, ju lutem, mos më prekni më!”

Meqë jemi në këtë tollovinë e shfaqjeve reality, në këto kushte Baba e meriton një ‘Zarf të Zi nga produksioni’, po si t’ia bëjmë që Baba është vetë “Vëllai i Madh” e vetë banor?!

edi rama zarf i zi ambrozia meta

Lini një Përgjigje