
Megjithëse ishte parashikuar për të nisur në orën 10:00, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ende nuk ka filluar, ndërsa demokratët kanë nisur që të mblidhen.
Ndërkohë janë zbardhur detaje të reja nga mbledhja e Kuvendit Kombëtar. Mësohet se gjatë Kuvendit të sotëm do të ketë video-mesazhe nga ndërkombëtarët, si një sinjal ky për të treguar se kjo PD mbështetët nga politika ndërkombëtare.
Po ashtu bëhet me dije se do të ketë mesazhe nga kongresmenë amerikane por edhe përfaqësues të Partive Popullore Europiane.
Nga Parisi edhe Enkelejd Alibeaj do të ketë një video mesazh.
Lini një Përgjigje