TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Prill 2025, 12:24

Zgjedhjet e 11 Maji/ 52 mijë emigrantë shqiptarë ende pa votuar, mbi 69 mijë vota mbërrijnë në KQZ

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 11 Maji/ 52 mijë emigrantë shqiptarë ende pa votuar,

Teksa fushata elektorale po hyn në dhjetëditëshin e fundit të saj, KQZ po vijon me procedurat e pritjes së votave të emigrantëve, por problematikat janë prezente. Të paktën 52112 votuesve, posta nuk ua ka dorëzuar ende zarfet zgjedhore, ose 21% e totalit të numrit të votuesve të diasporës shqiptare në 85 vende të botës.

245,935 zarfe janë të dorëzuara nga KQZ tek Posta. Nga këta, 193,823 zgjedhës kanë marrë pakon zgjedhore, kurse numri i mbetur raportohet se nuk u ka mbërritur ende qytetarëve.

Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, 69,134 vota kanë ardhur deri tani në KQZ, që përbëjnë edhe 28% të numrit të të regjistruarve.

Zarfe të mbërritura në KQZ, sipas qarqeve:

Tiranë 14,831 ose 6.0%

Durrës 11,999 ose 4.9%

Elbasan 7,614 ose 3.1%

Fier 6,100 ose 2.5%

Berat 5,166 ose 2.1%

Korçë 4,598 ose 1.9%

Lezhë 4,250 ose 1.7%

Dibër 4,212 ose 1.7%

Shkodër 3,672 ose 1.5%

Vlorë 3,310 ose 1.3%

Gjirokastër 1,813 ose 0.7%

Kukës 1,569 ose 0.6%

Lini një Përgjigje