Politike 1 Maj 2023, 20:59

Zgjedhjet e 14 majit, Spahiu: Kur populli voton një pushtet që nuk e pëlqen, ky është dështim i opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Zgjedhjet e 14 majit, Spahiu: Kur populli voton një pushtet që nuk e

Juristi Kreshnik Spahiu duke folur rreth zgjedhjeve të 14 majit, u shpreh se kur populli voton një pushtet që nuk e pëlqen, kjo tregon dështimin e opozitës.

Në një intervistë për “Euronews Albania” Spahiu tha se diçka e tillë vjen si rezultat i mungesës së alternativës, njëlloj si në kohën e komunizmit.

Është njësoj si në kohën e partisë së punës. Shqiptarët votonin partinë e punës sepse nuk kishin alternativë tjetër, sepse sindikatat, fronti demokratik, bashkimi demokratik, rinia atëherë ishin vegla, edhe në këtë moment. Unë po flas për rezultatin, jo për votimin”, u shpreh Spahiu.

Juristi shtoi se në këto kushte, rezultati i zgjedhjeve dihet, pasi në këndvështrimin e tij opozita e ka mbyllur misionin e saj.

Rezultati më 15 maj dihet. Shqiptarët janë të pakënaqur me qeverisjen, janë të pakënaqur me të ardhmen e tyre dhe përsëri votojnë të pakënaqurën, shqiptarët përsëri votojnë sepse nuk shikojnë alternativë”, tha ai.

spahiu zgjedhjet opozita