TAGS-AT E JAVËS

Politike 1 Maj 2023, 20:30

“U thotë shoqeve më thërrisni Belinda Luksi”, Berisha: Balluku ‘qëndis’ zyrën me 200 mijë euro dhe porosit biftek një mijë euro

Shkruar nga Pamfleti

“U thotë shoqeve më thërrisni Belinda Luksi”,

Ish-kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë ditën e sotme në një takim elektoral në Kamzë me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” Arjan Hoxha.

Gjatë fjalës së tij, Berisha sulmoi ministren Blendia Balluku, duke thënë se është në detyrë për shkak të lavdeve që i thur Ramës. Sipas tij, ajo ka shpenzuar 200 mijë euro për të mobiluar zyrën dhe ha biftek 1 mijë euro.

Po ministrja që qëndis zyrën me 200 mijë euro, që porosit biftekun 1000 dollarë dhe shoqeve u thotë ‘më thoni Belinda Luksi’. Ajo është aty për lavdet që i thur Ramës. Ajo tjetra, burrin tendermen. Ky mendon se duke u rrethuar nga një grup zonjash, të cilat ju nuk ju s’përfaqësojnë do mund të marrë votën e grave, ky meriton mallkimin e grave. Ky meriton vetëm mallkim për përzënien nga Shqipëria e 800 mijë personave, tjetërsimin e pasurive publike. Kurrë s’kanë pasur një njeri kaq hajdut dhe të pashpirt sa Rama. Çdo gjë ka një fund dhe ai do ta ketë një fund që e meriton”, tha Berisha.

berisha kame belinda balluku

Lini një Përgjigje