
Kryeministri Rama nuk ka dashur të humbasë asnjë ditë kohë 'për t’i dhënë drejtim' punëve në Bashkinë e Tiranës.
Një ditë pas shkarkimit nga Këshilli Bashkiak i Erion Veliajt, kreu i PS ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme që pritet të mbahen në Tiranë.
Teksa vëmendja e mediave ishte në Kuvend, Rama thirri në zyrën e tij nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës dhe kandidaten e PS-së për kryeqytetin, Ogerta Manastirliu.
Mësohet se në agjendë për sot është parashikuar edhe një tjetër takim në orën 18:00 me deputetët e Tiranës dhe ministrat e kabinetit qeveritar ku tema e takimit do të jenë pikërisht zgjedhjet në kryeqytet.
I pyetur sot, kreu i PD-së Sali Berisha tha se opozita ka disa kandidatë, por pa përmendur emra.
Lini një Përgjigje