TAGS-AT E JAVËS

Politike20 Maj 2023, 13:15

“Zgjedhjet nuk u vodhën, demokratët abstenuan!”, Ngjela: Berisha shumë shpejt do braktiset nga të gjithë

Shkruar nga Pamfleti
“Zgjedhjet nuk u vodhën, demokratët abstenuan!”, Ngjela:
Avokati Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela thotë se Sali Berishës nuk ia vodhën zgjedhjet, por demokratët kanë abstenuar sepse nuk janë bërë pjesë e përçarjes së partisë.

Sipas avokatit shumica që nuk doli të votojë janë kundër Sali Berishës.

“Pati një rrënim të madh në vota dhe pritej abstenimi dhe Rama që donte ta sabotonte se kishte frikë se mos mundeshin thellë këta se do Saliun. Ka një rrënim të portretit Sali. Abstenuan, nuk donë në votime, çdo të thotë më vodhën”, tha Ngjela.

Gjithashtu Ngjela tha se zgjidhja në Partinë Demokratike është që Berisha të largohet.

“Ne dorë e ka Saliu, do tërhiqet? PD është parti e djathtë dhe të jesh i djathtë do të thotë të jesh nën influencën e SHBA, Saliu ka shpresë se mos shpëton Non Gratën. Saliu nuk tërhiqet se ka frikën e Non Gratës. Po këta që janë me Saliun dhe e panë që nuk kanë të ardhme, brenda 2-3 muajsh do kalojnë te PD zyrtare.”, shtoi avokati.

Në fund, këtë angazhim politik, Ngjela e sheh si një frikë e Berishës ndaj Reformës në Drejtësi.

“Një njeri i mundur prej një dekade natyrisht që ka deviacioni në psikik, është dhe interesi i tij, se vuan shumë nga Reforma në Drejtësi. Erdhën 300 hetuesit të shohim se çdo bëjë SPAK”, përfundoi Ngjela.

Vetë ish kryeminsitri Sali Berisha ka deklaruar se nuk e njeh rezultatin e zgjedhejve të 14 Majit.

Berisha në daljet për mediat pas zgjedhjeve nuk ka mbajtur asnjë përgjegjësi për humbjen e thellë që pati në këto zgjedhje vendore, duke fituar vetëm në 7 bashki nga 61 që kishte gjithsej por aq më tepër duke u braktisur totalisht nga shqiptarët për votën për këshillat bashkiakë.

Berisha tha gjithashtu se nuk ka shanse që ai të tërhiqet dhe se zgjedhjet janë manipuluar, pasi sipas tij është bërë presion, janë blerë komisionerë, janë intimiduar zgjedhësit etj.

spartak ngjela berisha pd

Lini një Përgjigje