TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Shtator 2025, 13:36

Zgjedhjet për Bashkinë Tiranë, Lapaj zbulon nëse do të kandidojë 

Shkruar nga Pamfleti
Zgjedhjet për Bashkinë Tiranë, Lapaj zbulon nëse do të
Adritaik Lapaj

Zgjedhjet e pjesshme lokale, ku përfshihet edhe Bashkia e Tiranës, kanë ndezur diskutimet politike, teksa Partia Socialiste ka shpallur tashmë kandidaten e saj, Ogerta Manastirliu.

Kryetari i Partisë Shqipëria Bëhet u shpreh se vendimi për garën në Tiranë do të merret në mënyrë të organizuar dhe me konsultim të gjerë.

“Ne jemi duke diskutuar. Sot kemi një mbledhje dhe jemi në vazhdim. Do të marrim vendimet e duhura duke pyetur të gjithë anëtarësinë dhe degët që kemi brenda dhe jashtë vendit. Ky është një proces. Unë jam për të garuar në zgjedhje, bëj pjesë tek këta njerëz. Ky është një vendim që i takon kryesisë, por ende nuk e ka një vendim. Strukturat do mblidhen dhe do marrin vendim”, tha Lapaj për "A2 Cnn".

Ky qëndrim i tij lë hapur mundësinë e një kandidature të tij për Tiranën, por gjithçka do të zyrtarizohet vetëm pas vendimit të kryesisë dhe strukturave të partisë, sipas Lapajt.

adriatik lapaj zgjedhjet e bashkise tirane

Lini një Përgjigje