TAGS-AT E JAVËS

Kosova 9 Korrik 2025, 16:53

Aksident i rëndë në Pejë, humb jetën 1 person; plagosen 4 të tjerë

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në Pejë, humb jetën 1 person; plagosen
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Kosovë. Mësohet se një peson ka humbur jetën ndërsa 4 persona të tjerë mbetën të plagosur.

Raportohet se dy automjete u përplasën me njëri-tjetrin, ndërsa goditja ka qenë e fortë.

Bëhet me dije se aksidenti ndodhi në fshatin Nabërgjan të Pejës, ndërsa Fadil Gashi zëdhënës i Policisë së Kosovës konfirmoi lajmin.

“Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00. Katër persona u lënduan, ndërsa një person humbi jetën. Në aksident ishin të përfshirë 2 makina”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje