Kosova 4 Nëntor 2023, 08:06

Aksident i trefishtë në Kosovë; raportohet për një viktimë dhe 4 të plagosur

Shkruar nga Pamfleti

Aksident i trefishtë në Kosovë; raportohet për një

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Prishtinë-Ferizaj, duke lënë pas një viktimë dhe katër të plagosur. Sipas mediave kosovare, në aksident janë përfshirë tre automjete, një makinë e parkuar dhe dy të tjera që kanë qenë në lëvizje.

“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë – Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, tri automjete (një veturë e parkuar), ndërsa dy kanë qenë në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët nuk ka arrit të përballojnë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, njofton policia.

kosova aksident viktime te plagosur