TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Tetor 2023, 12:43

Albin Kurti jep alarmin: Kërcënimet nga Beogradi janë realitet, nuk duan njohjen 'de facto' të Kosovës

Shkruar nga Pamfleti
Albin Kurti jep alarmin: Kërcënimet nga Beogradi janë realitet,
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në një panel të organizuar nga 'The Economist' në Greqi, ku ka deklaruar se duhet të ketë një bashkim kundër elementeve destabilizuese që kërcënojnë demokracinë në rajon.

Kurti u shpreh se “demokracia është një realitet konkret për Kosovën, por po ashtu janë edhe kërcënimet e paraqitura nga autokracitë, kryesisht Serbia, e ndihmuar dukshëm nga aleanca e saj me Putinin”.

Ai shtoi se përtej çështjeve historike, rajoni verior i Kosovës, është shfrytëzuar si qendër për trafikun e drogës, kontrabandën e armëve dhe për prodhimin e kriptomonedhave.

Kurti gjithashtu ka dhënë alarmin për agresionin e Serbisë dhe kërcënimet e vazhdueshme. Teksa ka kërkuar koalicion të shteteve demokratike kundër autokracisë, Kurti ka thënë se në rastin e Kosovës dhe Serbisë duhet të implementohen marrëveshjet e arritura sivjet.

“Jam ofruar për ta nënshkruar në Bruksel dhe më pas edhe në Ohër, por Beogradi nuk dëshiron sepse përmbajtja është de facto njohja”, ka thënë Kurti duke shtuar se kjo marrëveshje është e modeluar nga “dy Gjermanive”.

“Ajo që na mungon është zbatimi. Në historinë e marrëveshjeve, ne kemi mbi 40 marrëveshje, por ngecim në zbatim. Janë sikur dy planetë të ndryshëm. Duhet t’i sjellim në të njëjtin kontinent, në Evropë. T’i zbatojmë shpejt ato që jemi pajtuar dhe ende jam i gatshëm të nënshkruaj çka do që them po. S’ishte rasti i njëjtë me palën tjetër dhe më pas ndodhën vështirësitë”, ka thënë Kurti në panel.

Kurti ka thënë se shtetet e Ballkanit që duan t’i bashkohen Bashkimit Evropian, duhet të ndihmohen nga BE-ja për bashkim më të shpejtë.

Ai ka thënë se BE-ja duhet të reformohet brenda dhe të njëjtën kohë të zgjerohet. Pikë tjetër me rëndësi për sigurinë, ai ka vlerësuar forcimin e urës transatlantike.

Ai ka folur edhe për kërcënimet e Serbisë, për të cilën ka thënë se tashmë janë ofruar dëshmi të shumta që tregojnë përfshirjen si shtet në sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator. 

albin kurti serbia

Lini një Përgjigje