Kosova20 Qershor 2024, 14:14

BE e konfirmon: Kurti dhe Vuçiç do të takohen më 26 qershor në Bruksel

Shkruar nga Pamfleti

BE e konfirmon: Kurti dhe Vuçiç do të takohen më 26

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të takohen në Bruksel më 26 qershor, për të zhvilluar rundin e ri të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Takimi u konfirmua nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Ky takim i nivelit të lartë në kuadër të dialogut do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i lartë i bllokut për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.

Për mbajtjen e rundit të ri të dialogut është rënë dakord gjatë vizitave që zhvilloi në Kosovë dhe Serbi gjatë kësaj jave, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak./REL