TAGS-AT E JAVËS

Kosova24 Gusht 2025, 11:56

Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të Kosovës, 3 emrat e propozuar nga LVV nuk siguruan votat e nevojshme

Shkruar nga Pamfleti

Dështon sërish seanca e konstituimit të Kuvendit të

Ka dështuar edhe seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje propozoi për kryetar kuvendi tre emrat Dimal Basha, Arbërie Nagavci dhe Hekuran Murati, të cilët nuk arritën të siguronin 61 votat e nevojshme.

Kjo ishte hera e dytë që Murati u propozua për këtë post.

Para seancës, përfaqësuesit e partive politike përsëritën qëndrimet e tyre sa i përket çështjes së zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimeve Musliu tha se ka marrë vendim që të mos e votojë asnjë kandidat të propozuar nga LVV-ja, pasi argumentoi se kjo parti “është duke e mbajtur peng shtetin” që nga 9 shkurti, kur u mbajtën zgjedhjet parlamentare.

Ky ishte vazhdimi i tretë i seancës konstituive që nga publikimi i aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese më 18 gusht.

Lini një Përgjigje