Kosova29 Nëntor 2023, 09:32

Sekuestrohen mbi 85 mijë euro në monedha 2-euroshe në Prishtinë, arrestohen 6 persona (Fotot)

Shkruar nga Pamfleti

Sekuestrohen mbi 85 mijë euro në monedha 2-euroshe në

Ditën e mërkurë janë arrrestuar 6 persona me akuzën e falsifikimit të parave në Prishtinë.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të dyshuarit ishin pjesë e një grupi që shpërndau dhe futi në treg para të falsifikuara.

3 prej të arrestuarve ishin nga Kosova dhe 3 nga Maqedonia e Veriut.

Në këtë operacion, sipas Prokurorisë, janë sekuestruar mbi 85 mijë euro në monedha 2-euroshe të cilat dyshohen se janë të falsifikuar.

Po ashtu, janë sekuestruar katër makina të cilat janë përdorur nga personat e arrestuar dhe 7 telefona celularë.

Personat e arrestuar me aktvendim të Prokurorit të Shtetit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë, si dhe brena afateve kohore ligjore do të bëhet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

Sekuestrohen mbi 85 mijë euro në monedha 2-euroshe nëSekuestrohen mbi 85 mijë euro në monedha 2-euroshe nëSekuestrohen mbi 85 mijë euro në monedha 2-euroshe nëSekuestrohen mbi 85 mijë euro në monedha 2-euroshe në

kosovë arrestohen 6 persona