TAGS-AT E JAVËS

Kosova29 Gusht 2024, 13:03

Fshehja e krimeve të luftës në Kosovë, Albin Kurti kërkon hapjen e arkivave të Serbisë

Shkruar nga Pamfleti

Fshehja e krimeve të luftës në Kosovë, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, ka kërkuar hapjen e arkivave të shtetit serb për krimet e kryera ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë, si dhe mbështetjen ndërkombëtare për këtë.

Ai ka cituar thënien e Millosheviçit “nuk ka kufomë, nuk ka krim”, strategji që sipas Kurti, po vazhdohet ende nga pushteti në Serbi, i cili po refuzon hapjen e arkivave.

“Nuk ka kufomë, nuk ka krim’, ishte strategjia e shtetit të Serbisë për fshehjen e krimeve të kryera mbi shqiptarët në Kosovë. Kjo strategji vazhdon të zbatohet edhe sot nga trashëgimtarë politikë të Millosheviçit në Beograd”, tha Kurti.

Lini një Përgjigje