TAGS-AT E JAVËS

Kosova11 Gusht 2025, 15:23

I nxehti ekstrem, Ministria e Shëndetësisë thirrje qytetarëve për kujdes!

Shkruar nga Pamfleti

I nxehti ekstrem, Ministria e Shëndetësisë thirrje

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës sërish ka rekomanduar institucionet private dhe publike që të zbatojnë masa për mbrojtje e punëtorëve, pasi vendi ditëve të fundit po përballet me temperatura të larta.

Masat për mbrojtjen e punëtorëve, të bazuara në udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, MSH-ja rekomandoi që të zbatohen nga 11 deri më 15 gusht, kur temperaturat në Kosovë parashihen të jenë mbi 30 gradë Celsius.

“Temperaturat e larta ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut, veçanërisht te grupet më të ndjeshme të shoqërisë, si: fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike, si dhe punëtorët që punojnë në ambiente të hapura apo në kushte pune me temperatura të larta”, u tha në njoftimin e MSH-së.

Sipas rekomandimit të ministrisë:

Rekomandime të njëjta, MSH-ja lëshoi dy herë gjatë muajit korrik, kur vendi u përball me temperatura që arritën deri në 40 gradë Celsius.

Më 25 korrik, në Kosovë u regjistruan temperatura rekord, me Klinën që regjistroi temperaturën më të lartë prej 42.5 gradë Celsius.

Lini një Përgjigje