TAGS-AT E JAVËS

Kosova10 Gusht 2025, 15:00

Detaje nga vrasja në Gjilan/ Policia identifikon autorin, shkaku i vrasjes dyshohet për fajde

Shkruar nga Pamfleti

Detaje nga vrasja në Gjilan/ Policia identifikon autorin, shkaku i vrasjes

Një ngjarje e rëndë tronditi Kosovën mesditën e sotme. Mësohet se dy persona mbetën të vrarë ndërsa 2 te tjerë u plagosën pas të shtënave me armë zjarri në Gjilan.

Raportohet se viktimat janë babë e bir, ndërsa autori i dyshuar është Mefail Shkodra. Policia ka shpallur në kërkim autorin, i cili është emër i njohur për policinë.

Bëhet me dije se konflikt dyshohet se ka ardhur si pasojë e fajdes. Rasti është konfirmuar edhe nga zëdhënës polici për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili njoftoi se në vendin e ngjarjes kanë shkuar policia dhe prokurori i shtetit.

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë po hetojnë për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e këtij rasti.

“Ju njoftoj se sot 10.08.2025 rreth orës 12:32 dyshohet se ka ndodhur një rast vrasje dhe plagosje me armë zjarri në Gjilan rr. “Ibrahim Rugova". Në këtë rast mjeku kujdestar e ka konstatuar vdekjen e dy personave, dyshohet se edhe dy persona të tjerë janë plagosur dhe u është ofruar ndihmë në qendrën emergjente këtu në Gjilan. I dyshimtë për rastin është personi mashkull shtetas i Kosovës i njohur për policinë i cili për momentin është në arrati. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante dhe prokurori i shtetit. Policia e Kosovës, Njësitet e hetimeve rajonale në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit po i hetojnë rrethanat e këti rasti të rëndë”, njoftoi Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Gjilan.

 

 

Lini një Përgjigje