
Memli Krasniqi ka dhënë dorëheqjen nga kreu i PDK-së. Më herët, Krasniqi paralajmëroi një konferencë për media pas mbledhjes së rregullt të Kryesisë së Partisë.
Mediat raportojnë se ky vendim vjen si rezultat i mosarritjes së objektiveve të PDK-së në zgjedhjet e fundit lokale.
Me këtë veprim do të hapen rruga për mbajtjen e një konvente të re zgjedhore të PDK-së.
Në zgjedhjet lokale PDK-ja ka fituar gjashtë komuna: Prizrenin, Ferizajn, Skenderajn, Vushtrrinë, Kaçanikun, Hanin e Elzeti. Në këto zgjedhje, PDK-ja ka humbur Drenasin dhe Mitrovicën.
Më 3 korrik të vitit 2021, Memli Krasniqi u zgjodh kryetar i ri i Partisë Demokratike të Kosovës.
Në këtë post, Krasniqi ishte zgjedhur me shumicë votash të delegatëve të PDK-së. Në konventën zgjedhore të partisë, ai kishte marrë 469 vota. Vetëm 7 vota ishin kundër.
Memli Krasniqi ishte kandidati i vetëm në këtë garë pasi asnjë anëtar tjetër i PDK-së nuk kishte paraqitur kandidaturën për kryetar të këtij subjekti politik.
Partia Demokratike e Kosovës kishte mbetur pa kryetar më 5 nëntor të vitit 2020 kur Kadri Veseli kishte dhënë dorëheqje nga drejtimi i partisë pasi Dhomat e Specializuara të Kosovës ia kishin konfirmuar aktakuzën.
Para se të jepte dorëheqje, Kadri Veseli kishte vendosur si kryetar partie në detyrë Enver Hoxhajn.
Lini një Përgjigje