
Ambasadori amerikan Christopher Hill dhënë dëshminë e tij para tribunalit të Hagës në procesin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Hill tregoi takimin e parë me Hashim Thaçin në vitin 1998, duke e përshkruar si një person që fliste me qetësi dhe maturi.
“Mu krijua përshtypja se ai ishte më shumë për një mjedis universitar sesa për një mjedis ushtarak”, tha diplomati amerikan.
I pyetur nëse kishte përshtypjen se Thaçi ishte person që kontrollonte UÇK-në, Hill theksoi se nuk kishte asnjë bazë për ta menduar këtë.
“Ai ishte në mesin e tre personave që erdhën, të cilët i takova. Por nuk mu krijua përshtypja se ai ishte një person që kishte kontroll mbi këtë organizatë të madhe, ose që e drejtonte atë. Nuk kishte asnjë bazë për këtë”, dëshmoi Hill.
Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarëve ndërkombëtarë, ndërsa pritet që në seancat e ardhshme të dëshmojnë edhe figura të tjera të njohura të diplomacisë perëndimore.
Lini një Përgjigje