
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në Bruksel ka takuar Komisionerin e Bashkimit Europian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi, me të cilin tha se diskutoi për integrimin europian të Kosovës.
Krasniqi tha se për qytetarët e Kosovës kjo është e rëndësishme dhe se për partinë që ai udhëheq është vizioni dhe misioni i saj.
“Bashkë diskutuam për procesin e integrimit evropian të Kosovës dhe rëndësinë që shteti ynë të mos lihet mbrapa në këtë proces. Për shtetin dhe qytetarët tanë, është tejet e nevojshme që perspektiva evropiane të jetë e qartë dhe e prekshme. Për PDK-në, anëtarësimi i Kosovës në Bashkimin Evropian dhe institucionet euro-atlantike, është vizioni, misioni dhe rruga e vetme përpara”, tha Krasniqi.
Për këtë takim me Krasniqin ka reaguar edhe Varhelyi në rrjetin social X. Ai tha se në takim me të ka përmendur normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë si thelbësore.
“Diskutuam me kryetarin e PDK-së Memli Krasniqi të ardhmen e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së. Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë është thelbësore për të mundësuar përparimin. Situata në veri të Kosovës duhet të zgjidhet me prioritet”, tha Varhelyi.
Discussed with PDK Chairman @MemliKrasniqi the way forward for #Kosovo on its EU path.
— Oliver Varhelyi (@OliverVarhelyi) November 16, 2023
Normalisation of relations with #Serbia is essential to enable progress.
The situation in North of Kosovo needs to be solved as a matter of priority. pic.twitter.com/t8nzZ8cv7W
Lini një Përgjigje