TAGS-AT E JAVËS

Kosova23 Shtator 2023, 16:12

Kriza e bisedimeve Kosovë-Serbi, deputeti i PDK: Kurti-Vuçiç- BE në sinkron për të dështuar dialogun, CIA të nisë hetimet

Shkruar nga Pamfleti

Kriza e bisedimeve Kosovë-Serbi, deputeti i PDK: Kurti-Vuçiç-

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha duke folur në lidhje me dështimin e procesit të dialogit Kosovë-Serbi në Bruksel deklaroi se kjo është e planifikuar.

I ftuar këtë të shtunë në Euronews Albania, Berisha tha se ka dyshime personale se ka një sinkronizim mes kryeministrit Kurti, presidentit Vuçiç dhe ndërmjetësuesve të BE-së për të bërë që procesi të dështojë.

Ai kërkoi nga CIA dhe Kongresi Amerikan të nisë një hetim mbi bisedimet e zhvilluara dhe të shqyrtohen të gjitha letërnjoftimet dhe dokumentet e dialogut.

Kjo krizë e stisur tani dhe sulmet ndaj partnerëve ndërkombëtarë për mednimin tim më bën të dyshoj dhe unë në Kuvendin e Kosovës kam kërkuar që të bëhet hetim nga Kongresi dhe inteligjenca amerikane për të gjithë procesin e dialogut. Duhet të bëhet kontroll i gjithë atij dokumentacioni dhe letërkëmbimeve pasi kam dyshime për një sinkronizim ndërmjet Kurtit, Vuçiç dhe ndërmjetësve të BE-së për ta sjellë situatën këtu ku e kanë sjellë.

Unë që nga fillimi në gjykim të pavarur kam pretenduar dhe pretendoj se diplomacia evropiane ka dështuar në çështjen e Kosovës. Diplomacia evropian dhe ndërmjetësit kanë dështuar në dialog. Të gjithë kanë kontribuar në krijimin e kësaj situate”, tha Berisha.

pdk kososva dialogu

Lini një Përgjigje