TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Prill 2026, 21:00

LDK-ja nis bashkimin për zgjedhjet e 7 qershorit, Abdixhiku takohet me Osmanin!  

Shkruar nga Pamfleti

 LDK-ja nis bashkimin për zgjedhjet e 7
 
Aktualisht është duke u zhvilluar një takim mes kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikut, dhe ish-presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani. Zhvillimi i këtij takimi është konfirmuar, por deri tani nuk është dhënë asnjë detaj i mëtejshme për përmbajtjen ose rezultatin e bisedimeve.  
 
Vlen të theksohet se takimi vjen në një moment shumë të ndjeshëm politik, vetëm pak javë para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që pritet të mbahen më 7 qershor. Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur prej kohësh qëndrimin e tij se Vjosa Osmani ka një vend të padiskutueshëm brenda LDK-së. Ai e ka cilësuar atë si pjesë thelbësore të projektit politik që synon të bashkojë institucionalistët, të djathtët pro-perëndimorë dhe figurat me eksperiencë në vend. Madje, Abdixhiku ka deklaruar se do të punojë deri në momentin e fundit për ta kthyer Osmanin në familjen e LDK-së, duke theksuar se partia është demokratike dhe respekton vendimin e shumicës së anëtarësisë. 
 
Nga ana tjetër, Vjosa Osmani, që pas përfundimit të mandatit presidencial ka intensifikuar takimet me qytetarë në të gjithë Kosovën, por ende nuk ka dhënë një deklaratë eksplicite për të ardhmen e saj politike.  
 
 

ldk osmani abdixhiku

Lini një Përgjigje