
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar pas lirimit të 3 policëve kosovarë, të arrestuar prej 12 ditësh në Serbi, i cili shprehet se ky është një lajm i mirë.
Hoti falënderon miqtë ndërkombëtarë për përkushtimin e tyre dhe veçanërisht Shqipërinë për angazhimin e fuqishëm dhe koordimin e saj me aleatët e Kosovës.
“Lirimi i tre policëve të Policisë së Kosovës është lajm i mirë. Falënderojmë miqtë ndërkombëtarë për përkushtimin për lirimin e tyre. Republika e Kosovës është mbështetur gjithmonë tek miqtë.
Falënderim i veçantë për Shqipërinë për angazhimin e fuqishëm dhe koordinimin me aleatët e Kosovës për lirimin e policëve”, shkruan Hoti në Facebook.
Tre policët që u rrëmbyen në veri u liruan ditën e sotme. Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen më 14 qershor brenda territorit të Kosovë.
Lini një Përgjigje