Kosova15 Qershor 2024, 18:50

Policia e Kosovës mësyn në Veri, konfiskohen armë që lidhen me sulmin në Banjskë

Shkruar nga Pamfleti

Policia e Kosovës mësyn në Veri, konfiskohen armë që

Policia e Kosovës ndërmori një tjetër operacion blic në veri, gjatë të cilit është konfiskuar një sasi armësh.

Informacionet e dhëna prej saj tregojnë se në dy zonat e shënjestruara prej forcave të rendit lidheshin me dy persona për të cilët tha se janë “ish-pjesëtarë të Mbrojtjes Civile dhe anëtarë të grupit terrorist që organizoi sulmin e Banjskës”.

Bëhet fjalë për një zonë në veri të Mitrovicës, që lidhet me personin në kërkim, Marjan Radojevic. Zona tjetër, sipas policisë, ka të bëjë me një tjetër person në kërkim, Zharko Cvetkovic. Aktivitetet operative, tha policia, janë kryer në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë dhe qytetarët.

“Kemi marr informacione për këto lokacione dhe këto armë”, tha në një konferencë për media të premten, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për Rajonin e Veriut, Veton Elshani i cili gjithashtu bëri të ditur se nuk ka të arrestuar.

Policia njoftoi se gjatë operacionit konfiskoi, ndër të tjera, 30 mjete të dyshuara si eksploziv, armë të gjata, fishekë, pistoletë, kuti me lëndë të dyshimtë, jelekë të brendshëm antiplumb dhe uniformë.

Më 24 shtator të vitit të kaluar, një grup i armatosur serbësh sulmuan Policinë e Kosovës në Banjskë, duke lënë të vrarë rreshterin Afrim Bunjaku. Në shkëmbim e sipër të zjarrit u vranë edhe tre agresorë. Kosova e konsideron Serbinë si përgjegjëse për organizim dhe kryerje të sulmit, por Beogradi mohon gjithçka.

Policia e Kosovës mësyn në Veri, konfiskohen armë që

sulmi ne banjske