TAGS-AT E JAVËS

Kosova20 Janar 2026, 14:29

Rinumërimi i kutive/ Kurti e Abdixhiku humbasin vota, Hamzës e Haradinajt i’u shtohen

Shkruar nga Pamfleti
Rinumërimi i kutive/ Kurti e Abdixhiku humbasin vota, Hamzës e
Liderat e partive politike

Skandali lidhur me votat e kandidatëve për deputetë ka çuar në një rinumërim të plotë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyra të marrë vendimin për të siguruar një verifikim të plotë të të gjitha votave në vendvotimet e rregullta.

Deri tani janë numëruar mbi 700 vendvotime në kuadër të vendimit të parë të KQZ-së, duke vazhduar me verifikimin e plotë në 2 mijë e 557 vendvotime.

Te Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti ka humbur 176 vota, ndërsa Glauk Konjufca, Hekuran Murati, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla kanë fituar vota nga 22 deri në 130.

Rinumërimi i kutive/ Kurti e Abdixhiku humbasin vota, Hamzës e

Te  Partia Demokratike e Kosovës pati vota plus në kandidatët më të votuar.

I pari i partisë, Bedri Hamza, iu shtuan 51 vota, ndërsa Arian Tahiri, Përparim Gruda, Uran Ismaili e Sala Jashari kanë qindra vota shtesë.

Ndryshime ka edhe te Lidhja Demokratike e Kosovës, ku Lumir Abdixhiku 12 vota më pak, sikundër edhe Avdullah Hoti. Ndërsa Hykmete Bajrami, Ukë Rugova dhe Doarsa Kica-Xhelili, kanë më shumë vota nga rinumërimi.

Edhe te partia e Ramush Haradinajt ka pak lëvizje.

Kreu i AAK-së deri tani ka 1 votë më shumë, ndërsa Daut Haradinaj, Besnik Tahiri, Time Kadrijaj kanë dhjetëra më shumë, veç Bekë Berishës që aktualisht ka dy më pak.

kosove rinumerimi vo

Lini një Përgjigje