Kosova21 Prill 2024, 19:40

Serbët bojkotuan zgjedhjet në veri, Osmani: Vuçiç i bëri presion qytetarëve

Shkruar nga Pamfleti

Serbët bojkotuan zgjedhjet në veri, Osmani: Vuçiç i

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka reaguar pas dështimit të votimit në veri për largimin e kryetarëve shqiptarë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Osmani shkruan se qytetarët nuk e shfrytëzuan këtë mundësi për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale.

Më tej, presidentja kërkon nga BE heqjen e masave ndëshkuese që i janë vënë Kosovës.

"Kosova i dha qytetarëve të komunave të veriut mundësinë që t'i largojnë kryetarët aktual dhe t'i zgjedhin kryetarët e rinj.

Qytetarët në masë të madhe nuk e shfrytëzuan këtë mundësi. Për fat të keq, kjo kryesisht ndodhi për shkak të presionit të Beogradit, të ekzekutuar nga Lista Serbe dhe strukturat ilegale kriminale. Edhe njëherë, Serbia kreu ndërhyrje të paligjshme në një proces zgjedhor të një shteti tjetër. Edhe njëherë, Vuçiçi shkeli fjalën që ua kishte dhënë partnerëve ndërkombëtarë.

Por, Kosova sërish dëshmoi maturi, organizim e respektim të plotë të ligjeve e kushtetutës, duke ju ofruar të gjitha komuniteteve, pa dallim, mundësinë që ata të zgjedhin vetë se kush dëshirojnë t'i përfaqësojë. E falënderoj Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, institucionet tona të sigurisë, si dhe partnerët tanë për punën, përkushtimin dhe bashkëpunimin. Me organizimin e procesit të sotëm, Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-ja. Masat e padrejta kundër Kosovës duhet të hiqen menjëherë", shkruan Osmani.

 

osmani bojkot zgjedhje ne veri serbi presion