TAGS-AT E JAVËS

Kosova30 Prill 2025, 17:42

SHBA reagon për ngërçin në Kosovë: Udhëheqja politike ka përgjegjësi të formojë një Kuvend dhe një qeveri të qëndrueshme!

Shkruar nga Pamfleti

SHBA reagon për ngërçin në Kosovë: Udhëheqja

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë duke folur për kanë thënë se është përgjegjësi e udhëheqjes politike që të formojë Kuvendin dhe një Qeveri të Qëndrueshme.

Krijimi i Kuvendit dhe Qeverisë kanë thënë se duhet të bëhet në pajtim me Kushtetutën e Kosovës.

“I takon popullit të Kosovës të përcaktojë se kush duhet ta përfaqësojë atë. Kosova është një vend sovran, demokratik dhe i pavarur. Është përgjegjësi e udhëheqjes politike të formojë një Kuvend dhe një qeveri të qëndrueshme në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë për Express një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së.

Kosova ka mbajtur zgjedhjet nacionale më 9 shkurt. LVV e drejtuar nga kryeministri në dorëheqje Albin Kurti ka marrë 42 % apo plotë 48 deputetë. Pavarësisht kësaj, Kurti s’po arrin që të bëjë plotë 61 vota për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të proceduar më pas me zgjedhjen e Qeverisë.

PDK, LDK dhe AAK deri tani s’kanë shfaqur asnjë sinjal për bashkëpunim të mundshëm me Kurtin. Ndërkohë që edhe pakicat jo-serbe nuk janë të gjithë në përkrahje të Kurtit për themelimin e institucioneve.

Kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit ka dështuar plotë gjashtë herë dhe LVV s’ka treguar shenja se do ta ndërrojë emrin e saj.

Lini një Përgjigje