
Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, deklaroi se shkuarja në zgjedhje të parakohshme duhet të jenë zgjidhja e fundit për ngërçin politik në Kosovë.
Për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje që ka shkaktuar një ngërç të gjatë politik, ai ka propozuar 10 opsione me anë të së cilave partitë politike mund të arrijnë një dakordësi.
Opsioni i parë sipas tij është që Vetëvendosja të propozojë tre kandidatë për kryetar të Kuvendit dhe njërin prej tyre ta votojnë deputetët.
Opsion të dytë, Rashiti ka paraqitur mundësinë që një grup i deputetëve të dërgojnë pyetje në Gjykatën Kushtetuese. I treti opsion është që Vetëvendosja të bëjë marrëveshje politike.
Ndërsa opsioni katërt sipas Rashitit është që opozita ta ketë shansin e saj për të formuar qeverinë nëse Vetëvendosja nuk i ka votat.
Opsioni i pestë Rashiti thotë se është që të bëhen marrëveshje të mëdha politike për bashkëqeverisje.
Një opsion tjetër është që Vetëvendosja të formojë një qeveri minore, por sipas Rashitit kjo do të jetë me mandat shumë të kufizuar kohor.
Rashiti si opsion përmend edhe qeverinë teknike.
“Qeveri teknike- Nëse LVV, PDK dhe LDK besojnë se blloqet e tyre nuk mund të formojnë qeverinë, ato duhet të pajtohen për një qeveri teknike (përfshirë programin dhe prioritet) me mandat deri në shkurt të vitit 2026.”
E nëse asnjë nga këto opsione nuk funksionojnë, Rashiti thotë se si zgjidhje e fundit do të duhet të shpallen zgjedhjet.
Lini një Përgjigje