Kosova11 Mars 2023, 07:52

Takimi në Washington, Von der Leyen dhe Biden diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Shkruar nga Pamfleti
Takimi në Washington, Von der Leyen dhe Biden diskutojnë për
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen dhe presidenti i SHBA, Joe Biden/ Getty Images

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen në takimin me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në Shtëpinë e Bardhë kanë biseduar edhe procesin e dialogut mes të Kosovës dhe Serbisë.

Von Der Leyen në konferencën e mbajtur për media pas takimit që ka pasur në Shtëpinë e Bardhë, ka konfirmuar se kanë folur me Joe Biden edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

"Ne e prekëm shkurtimisht temën." zbuloi Ursula von der Leyen pak minuta pas përfundimit të takimit me Presidentin Biden.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojnë një tjetër takim të nivelit të lartë më 18 mars në Ohër, Maqedonia e Veriut që do të kryesohet nga Josep Borell.

Ursula von der Leyen theksoi rëndësinë se këmbëngulja për dialogun është një çështje e vazhdueshme.

“Është shumë e rëndësishme që dialogu Serbi-Kosovë të vazhdojë. Nuk është e lehtë; ka ende shumë çështje për t'u zgjidhur, por po ecën në drejtimin e duhur.", tha Von der Leyen, duke theksuar mbështetjen e fortë të dialogut nga SHBA.

Ajo shprehu “mbështetje të plotë nga të dyja palët tona për atë dialog”.

Mesazhi i Von der Leyen për presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti ishte i përmbledhur.

“Propozimi është tashmë në tryezë dhe ka një udhërrëfyes se si të arrijmë atje. Ne presim që të dyja palët të angazhohen në mënyrë konstruktive,” kërkoi ajo.

Në fillim të kësaj jave, Ned Price, duke folur në emër të Sekretarit Blinken, i tha se Shtetet e Bashkuara mbështesin Propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe duan që ai përfundimisht të rezultojë në "njohje reciproke".

Raundi i ardhshëm i bisedimeve të nivelit të lartë midis Serbisë dhe Kosovës në Ohër do të fokusohet në zbatimin e propozimit të BE-së. Pala serbe dëshiron që zbatimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të jetë pika e parë e rendit të ditës.

Në bisedën e tyre, Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen gjithashtu u përpoqën të minimizojnë ndasitë për planet e Uashingtonit për të subvencionuar kompanitë amerikane, bazuar në Ligjin për Reduktimin e Inflacionit që nuk është pritur mirë nga disa në Evropë.

Ndërsa zhvillohet lufta në Ukrainë, Europa po përpiqet t’i japë fund ndërvarësisë nga Rusia për burime energjitike fosile, duke shtuar prodhimin vendas të energjisë së rinovueshme. Për ta realizuar këtë, do t’i duhet më shumë qasje tek mineralet jetike, si lithiumi dhe metalet e rralla, pjesa më e madhe e të cilave përpunohen në Kinë.

“Kina prodhon 98% të furnizimit të Evropës me metale të rralla”, tha zonja Von der Leyen gjatë një konference të përbashkët për shtyp me Kryeministrin kanadez Justin Trudeau, në Kingston, Ontario, më herët këtë javë. “Evropa duhet ta eliminojë rrezikun nga kjo ndërvarësi”.

 

shba be dialogu kosovë-serbi