
Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në orët e para të mëngjesit të sotëm në Gjakovë.
Zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj, raporton se të shtënat me armë zjarri kanë ndodhur brenda një lokali rreth orës 00:10, ndërkohë të plagosurit janë dërguar në spital gjendja e tyre është e stabilizuar.
“Sot rreth orës 00:10 kemi pranuar informacionet për të shtëna me armë zjarri në një lokal në rrugën ‘Fan Stilian Noli’ në Gjakovë, ku për pasojë tre persona kanë marrë plagë, të cilat dyshohet të jenë shkaktuar nga armë zjarri. Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe personave ju është ofruar trajtim mjekësor, nga informatat e para të pranuara, gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar”, ka thënë Elezaj.
Policia po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Autorët akuzohen për “vrasje në tentativë” dhe “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Lini një Përgjigje